Sot nga njësite policore të stacionit Qendra dhe Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje grabitçare.
Rasti kanë ndodhë në një market, me datën 10.05.2023, ku personi i dyshuar ka kryer veprën e sipërshënuar.
Personi i dyshuar S.M, mashkull, 35 vjeç, dyshohet se në ikje e sipër një personit (punëtore në market) i ka shkaktuar lëndime trupore.
Personi tjetër i dyshuar për vjedhje, është arrestuar nga zyrtarët e Podujevës, për së paku dy raste të vjedhjeve.
I dyshuari F.J, mashkull, 65 vjeç, dyshohet se në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë kanë arritë që nga dy ankues të vjedhin 2 portofolë me dokumente dhe shuma parash.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë.