Kishte shkuar për peshkim gjatë ditës së diele, por një person në fshatin Nasal të Gjilanit ndërroi jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se ai ishte duke peshkuar pranë një lumi kur ndërroi jetë, derisa ekipi mjekësor që shkoi në vendin e ngjarjes e konstatoi vdekjen.
Policia po e heton rastin si të dyshimtë, ndërkohë që trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.