Zana Avdiu, analiste, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përkatësisht përplasjet e “vazhdueshme” në mes kryeministrit Albin Kurti dhe ndërkombëtarëve.
Në analizën e saj, zonja Avdiu ka vlerësuar se zhvillimet në veri janë “show” i Kurtit.
“Kriza në veri, filloi që nga korriku i vitit të kaluar, kur Kurti po bëhej gati që të bënte një marrëveshje me Serbinë. Atij, po i duhej një shoë elektoral, në mënyrë që ta arsyetonte çdo lloj marrëveshje që do ta bënte.” – tha ajo në një video të botuar në T7.
Tutje, Avdiu sqaron se Kurti nuk i dërgoi kryetarët për sovranitet.
“Kurti nuk i dërgoi kryetarët për sovranitet, sepse dërgimi me forcë i kryetarëve me pak vota në zyrë nuk i përkthehet në fitore Kosovës, por siç po e shohim, po kthehet në dëme të pariparushme per vendin. Kosova po humb aleatët, mbështetjen e tyre dhe po përballet me masa ndëshkuese, e siç tha Rama sot: Kosova mund ta humbe edhe kontrollin mbi Veriun.” – shtoi ajo.