Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij për shndërrimin e Kosovës në një vend të militantëve të kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një video të postuar në profilin e tij në “Facebok”, ai ka treguar për punësimet që partia në pushtet ka bërë brenda një jave.
Sipas tij, Kosova po shndërrohet në vend që është i jetushëm vetëm për militantë e kryeministrit Kurti.
“Tendenca është e qatë që Kosovën me e shndërruar në një vend ku ka hapësirë veç për ata që janë me Albin Kurtin. Veç për mbështetësit e tij. Sot e kanë kapur edhe institucionin e mbikëqyrjes se ndërmarrjeve publike ku e kanë punësuar një aktivist të devotshëm, të moçëm të VV-së, Valon Prebrezen. Nuk i bënë një javë që e kapen KQUK-në me një shok të Arben Vitisë, që e ka pasur edhe këshilltar”, ka thënë ai, duke përmendur sulmet që po iu bëhen kritikeve të Qeverisë.
“Në anën tjetër, tu e nis konfliktin në veri i dhanë vetes të drejtë që këdo që kritikon në Kosovë, jo vetëm për çështjen në veri, por për çka do që kritikon, me e cilësi si agjendë të Serbisë”, ka thënë Krasniqi.