Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka paralajmëruar për lansimin e një kënge të re të shtunën.
Ai këtë e ka njoftuar në ‘Facebook’, duke thënë se e ka shtyrë publikimin e saj për shkak të një rasti në familje dhe situatës në veri, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kônga tjetër të shtundën! Arsya që vendosa me e shty ôsht se ai projekt në plan nuk mu duk adekuat për shkak të gjendjes n’Mitrovicë (si dhe prej nji rasti vdékje)”, ka thënë ai.
Rep-artisti ka paralajmëruar edhe këngë të reja pas kësaj.