“Nuk mendoj se eskalimi dhe rreziku i dhunës së mëtejshme, apo edhe vrasja e njerëzve është në interesin e kryeministrit Kurti”, kështu është shprehur sot emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak teksa po deklarohej mbi veprimet e palës kosovare në raporton me Serbinë.
Kësaj deklarate i ka dhënë përgjigje kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti duke ironizuar është shprehur se këtë deklaratë Lajçak e ka pasur për presidentin serb, Vuçiq teksa shtoi se nuk e ka dëgjuar ende këtë deklarim të emisarit sllovak, por që u përgjigj në bazë të interpretimit të gazetarëve.
“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë mbijetese të Qeverisë së Kosovës, edhe para zhvillimeve në veri edhe pas tyre, gjatë gjithë këtij 2 vjecari. Qeveria e Kosovës e ka rejtingun rekord në Kosovë. Unë besoj që e keni keqkuptuar sepse emisari Lajçak do ta ketë pasur fjalën për Vuçiqin”, u shpreh Kurti në konferencë për media.
“Nëse i interesojnë dikujt krizat, gjakderdhjet, luftërat është Beogradi., pra atje ka demonstrata me dhjetëra, mijëra qytetarë kundër pushtetit që kërkojnë dorëheqjen e presidentit dhe aty mund të ketë interes që të mbijetohet kriza, pra në Kosovë ka krizë për rendin dhe ligjin në veri por jo për qeverinë, andaj kjo nuk vlen për mua andaj mos ma përshkruani mua atë për çka siç e njoh unë emisarin evropian, Lajçak nuk e ka pasë fjalën, ai e ka pasur për presidentin e Serbisë“