I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka dhënë komentet e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga ana e Serbisë disa ditë më parë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, shkruan Gazeta Metro.
Këto komente Escobar i ka bërë gjatë një diskutim të përbashkët me Miroslav Lajcak, dhënë në ‘Atlantic Council’.
I dërguari i SHBA’ve ka shprehur qartë pozicionin e tyre se, për nuk ka rëndësi nëse policët janë rrëmbyer apo nëse ata kanë hyrë gabimisht në territorin serb, policët duhet të lirohen.
“Ne dëshirojmë që të shohim lirimin e menjëhershëm të tyre. Pozicioni ynë është, qoftë nëse janë rrëmbyer apo nëse janë gjetur gabimisht në territorin serb, ata nuk kishin qëllime të ishin atje, prandaj ata duhet t’u kthehen familjeve të tyre”, ka deklaruar Escobar.
Pos kësaj, duhet shtohet se Escobar është shprehur i shqetësuar për situatën në veri, për të cilën ai ka thënë se ka potencial për konfrontim rajonal.
“Jam shumë i shqetësuar. Kjo ka potencialin që të bëhet një konfrontim rajonal. Prandaj ne po mbështesim shumë përpjekjen evropiane. Aspiratat e vendeve janë për t’u bërë pjesë e Evropës. Si përkrahës kryesor të Kosovës, ne duam ta shohim pjesë të NATO’s e BE-së”, ka thënë Escobar.