Ministria e Punëve të Brendshme edhe zyrtarisht ka njoftuar se tri pika kufitare Kosovë-Serbi janë të bllokuara.
Bëhet fjalë për Bërnjakun, Jarinjen dhe Merdaren.
Në përditësimin e fundit nga Ministria theksohet se këto tri pika kufitare janë të bllokuara.
Shih edhe fotografinë më poshtë:
Bllokadat besohet se janë shkaktuar si pasojë e protestave që janë duke u mbajtur në territorin serb.
Theksojmë se, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bën thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi.
/GazetaPapirus/