Portieri i Paris Saint-Germain, Sergio Rico doli nga koma të hënën pasdite. Spanjolli kishte qenë në koma për 21 ditë pas një aksidenti me kalë, por tani është i vetëdijshëm.
Rico pësoi një traumë në kokë më 28 maj dhe që atëherë është trajtuar në Spitalin Universitar të Seviljes. Bashkëshortja e portierit, Alba Silva ka konfirmuar se portieri tani ka dalë nga koma.
“Ne po ecim përpara. Më në fund mund të shohim dritën në fund të tunelit falë spitalit dhe mjekëve që po sillen jashtëzakonisht mirë. E dija që në fillim se ai do të dilte nga koma, sepse ai është një kampion”, tha ajo në një program televiziv spanjoll.