Me siguri se qytetarët e Prishtinës i mbajnë mend në muajin mars erërat e pakëndshme dhe mbeturinat e shumta në rrugë të cilat qarkullonin si pasojë e mungesës së kryerjes së detyrës përgjegjëse nga ana e kompanive të pastrimit.
Me sa duket Prishtina do rikthehet sërish në ato ditë, e gjitha si pasoja e bojkotit nga ndërmarrja publike “Hortikultura”.
Burimet e Gazetës Papirus, bëjnë me dije se ndërmarrja në kryeqytet nuk ka kryer obligimin e saj për largimin e mbeturinave te “Parku i qytetit”, “Tokbaushqe”, Gërmi etj, qysh se nga dita e enjte për shkak se Drejtoria e Parqeve nuk po i nënshkruan faturat e ndërmarrjes.
Gazeta Papirus, ka siguruar edhe pak pamje nga “Parku i qytetit”, ku shihet një numër mbeturinash.
Shiko fotografitë më poshtë:
/GazetaPapirus/