Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, ka thënë se i arrestuari i tretë, serb, për sulm ndaj gazetarëve në veri, është Urosh Vukasinoviq, shkruan Gazeta Metro.
Ministri, i ka cilësuar të tre të arrestuarit si kriminelë që marrin urdhra nga Beogradi, dhe se të njëjtit, ka thënë ai, do të përballen me drejtësinë.
Ai ka shtuar se, çdo përgjegjës për dhunë dhe akte kriminale ndaj gazetarëve do të arrestohet.
Postimi i plotë:
Tre ditët e fundit, tre të arrestuar për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit. I arrestuari i tretë, i rradhës, është Urosh Vukasinoviq.
Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet.
Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues