Një qytetar është ndaluar në Vrellë të Istogt duke kontrabanduar dele.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull, në automjetin e tij i kishte të ngarkuara 21 krerë dele të cilat nuk kishin numër të regjistrimit.
Lidhur me rastin, sipas Policisë është lajmëruar Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit e Kosovës kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Bjeshkët e Vrellës, Istog 18.06.2023 – 18:30. Njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari në automjet kishte pasur të ngarkuara 21 krerë dele për të cilat nuk ka pasur asnjë dokument dhe të gjitha kanë qenë të pa matrikuluara. Lidhur me rastin janë njoftuar AVUK dhe dogana, kurse pas procedurave në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë. /tëvë1