Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një serb i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës pak ditë më parë.
PK’ja ka njoftuar edhe se i dyshuari, U.V është arrestuar sot, në orët e hershme të mëngjesit, dhe se i njëjti është me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, ka thënë PK’ja ndër tjerash.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin e radhës për sulm ndaj gazetarëve
Prishtinë, më 19 qershor 2023
Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve.
Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin