GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Berisha akuza Ramës thotë se e anuloi takimin me Kurtin për t’i shërbyer Vuçiqit

18/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Berisha nga Tropoja: Për hir të xhepit ndërroi çdo pushtet, kurrë mos votoni Rexh Biberajn
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, duke thënë se anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverisë, e bëri si “favor” që iu kërkua nga Aleksandër Vuçiq.

Ndërkohë ky i fundit, sipas Berishës, si shpërblim do të lironte tre policët e rrëmbyer në Kosovë, por nuk e mbajti fjalën.

“Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiq, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, serbomadhi Vuçiç”, shkruan Berisha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Rama përfundon si limon i shtrydhur. Ismaili i tij ngeli në pistë! Afera McGonigal si shpata e drejtësisë mbi kokën e Edi Ramës!Miq, me aktin e fundit, ndërhyrjen brutale te Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe anulimin e takimit te dy qeverive, Edi Ramës i ra maska, humbi ato që në fakt ai nuk i ka fytyrë dhe moral.

Refuzimi i prerë nga autoritet e Kosovës i kësaj ndërhyrje të pa precedentë, dënimi i saj nga mbarë shqiptarët, por dhe analistët me të shquar ndërkombëtar për rajonin, bënë që të dështojë përpjekja e tij si një kamikaz antikombëtar për ti bërë një shërbim sa do të vogël padronit të tij në Beograd. Ky i fundit si shpërblim e mashtroi dhe e përçmoi mbasi nuk i liroj tre policët e Kosovës që i rrëmbeu bash ditën që Rama anuloi mbledhjen e qeverive të dy vendeve në Gjakovë.

Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, serbomadhi Vuçiç.

Por Rama jo vetëm nuk fajësoi dot autoritet e Kosovës për reagimin e tyre të drejtë ndaj ndërhyrjes së tij brutale në punët e brendshme të këtij vendi, por ai dështoi me turp edhe në përpjekjen e tij me aktet që bëri si ‘euroatlantist’ anti-NATO, që është (keni parasysh se në një akt urrejtje ndaj Aleancës, ai zhduku flamurin e NATO-s nga Kryeministria dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë) për të lehtësuar sado pak gjendjen e tij të tmerrshme para drejtësisë amerikane.Tashmë dihet botërisht se “Euroatlantisti” Edi Rama është nën hetim të hapur penal nga gjykata e Washingtonit, kryeqytetit të komunitetit euroatlantik për aferën e tmerrshme McGonigal.

Korruptimi i ish shefit të kundërzbulimit të FBI për New York-un, Charles McGonigal, angazhimi i tij nga Rama në kohën kur ai ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare, propozimi i prokurorit të çështjes për bashkim të dosjes shqiptare me dosjen ruse të Mc Gonigal është çështja përvëluese e hetimit të hapur penal që tmerron Edi Ramën dhe së shpejti do mund ta bëj atë një banor të ishullit Rikers. Tradhtarët e kombit të tyre marrin fundin që meritojnë!

Tags: Aleksander VuçiqSali Berisha
ShareTweetShare
Previous Post

30 policë e pjesëtarë të FSK-së nga Kosova të angazhuar në kërkim-shpëtim për aksidentin në Lepenc

Next Post

Prishtinë dhe Lipjan, arrestohen tre persona dhe sekuestrohen dy armë zjarri

Next Post
Prishtinë dhe Lipjan, arrestohen tre persona dhe sekuestrohen dy armë zjarri

Prishtinë dhe Lipjan, arrestohen tre persona dhe sekuestrohen dy armë zjarri

Lajmet e fundit

Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

23/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Zeka sjellë detaje se si u përgatit Halit Sahitaj kundër UÇK-së

23/05/2025
Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.