Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se NATO po i merr seriozisht ngjarjes në veri të Kosovës.
Ajo u shpreh se angazhimi i misionit të NATO-s për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç u shpreh ajo, siç tregohet nga dislokimi shtesë i fundit i 500 trupave.
“Misioni i NATO-s në Kosovë po i merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç autorizohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
“Angazhimi i misionit të NATO-s për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç tregohet nga dislokimi shtesë i fundit i 500 trupave. I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake”, ka shkruar ajo.