Rastet e dhunës në familje në vendin tonë veçse po shtohen. Pothujase, çdo ditë Policia e Kosovës konfirmon raste të tillë, në mes bashkëshortëve po ashtu nuk mungojnë edhe mes prindërve dhe fëmijëve.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prizren, shkruan Gazeta Papirus.
Siç informon Policia, konfirmohet se djali ka tentuar ta sulmojë fizikisht nënën e tij, me ç’rast kanë ndërhyrë familjarët dhe e kanë parandaluar për të mos përfunduar si mos më keq.
Pavarësisht kësaj, ka qenë e pamundur mos ndërhyrja e Policisë lidhur me rastin, teksa me tu informuar ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.
Gjithashtu, Policia e konfirmon se viktimës i është nevojitur tretman mjekësor, mirëpo nuk ka pranuar një gjë të tillë.
Me tu arrestuar i dyshuari, është dërguar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje./GazetaPapirus/