Para pak çastesh një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gradicë të Drenasit.
Në këtë fshat, si pasojë e të shtënave me armë zjarri është vrarë një i mitur dhe është plagosur rëndë babai i tij.
Rastin e ka konfimuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe bëhet fjalë për vrasje dhe plagosje me armë zjarri.
“Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar”.
“Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Ahmeti.