Rastet kur personat zyrtar pengohen në vendin e tyre të punës apo sulmohen fizikisht në çdo lloj mënyre nuk janë edhe të rralla në vendin tonë.
E ata të cilët janë më të atakuar sa i përket sulmeve janë edhe mjekët të cilët shpesh herë përfundojnë vetë në spital, shkruan Gazeta Papirus.
Një rast i tillë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, me ç’rast mjeku është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar me arsyen se mjeku nuk i ka ofruar shërbimin e duhur nënës së tyre e cila kishte nevojë për trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, mjeku ka qenë në orarin e tij të punës natën duke kryer kujdestarinë.
Me tu agravuar situatea mjeku është detyruar të lajmërojë Policinë, derisa të njëjtit menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës, ka arrestuar dy të dyshuarit duke i dërguar në stacion policor për intervistim. Me vendimit të Prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaPapirus/