Rastet e dhunës në familjet kosovare nuk janë edhe të pakta. Pothuajse çdo ditë, Policia e Kosovës raporton raste të tilla, me ç’rast shumica nga gratë përfundojnë edhe në spital.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në komunën e Podujevës, teksa konfirmohet se një i afër i viktimës nga familja e burrit të saj e ka keqtrajtuar seksualisht, shkruan Gazeta Papirus.
Sipas informacioneve. në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari e ka shfrytëzuar kohën sa bashkëshorti i viktimës nuk ka qenë në shtëpi.
Me tu informuar lidhur me rastin, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
I njëjti pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaPapirus/