Ehat Miftaraj, njohës i çështjeve të drejtësisë, ka reaguar rreth kërkesës së Departamentit Amerikan të Shtetit, drejtuar Serbisë dhe Vucicit, për lirimin e tre policëve të Kosovës, të cilët u rrëmbyen ditë më parë, duke thënë se DASH’i punon edhe të shtunën për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka shtuar se, kjo ndodhë përderisa udhëheqësit e Kosovës, nga qeveria po bëjnë eskurzione kot me taksat e qytetarëve.
“Departmenti amerikan i shtetit punon edhe tê shtunën për Kosovën. Përderisa udhëheqësit tane të ekzekutivit po bëjnë eskurzione koti me taksa tona, Amerika i jep ultimatum Serbisë të liroj tre policët tanë që po mbahen peng në Serbi”, ka thënë Miftaraj.