Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka demantuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, i cili deklaroi dje se paga mesatare e policëve në muajin maj ka qenë 840 euro.
Musliu thotë se është kontaktuar nga shumë policë që kanë deklaruar të kundërtën e asaj që deklaroi ministri Murati.
“Siç e shihni në foto paga e Policit bruto është 700,56 ndërsa neto është 614.97, por mos harroni se këtu janë të përfshira edhe 124.74 euro për 50 orë shtesë që ka punu ky Polic dhe nëse i hjekim orët shtesë, paga e policit është 490.23 euro” ka thënë Musliu karshi fotografisë me të dhënat e pagave.
Deputetja shtoi në shkrimin e saj edhe një sfidë edhe për sindikatën e Policisë së Kosovës, që siç shkroi nuk e paskan kurajën e duhur për të reaguar