Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me shok-bomba kah gazetarët kosovarë, transmeton Gazeta Metro.
Ata janë sulmuar derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.
Derisa kanë qenë duke ikur, disa gazetarëve u kanë rënë telefonat celularë, të cilët sipas tyre, janë marrë nga serbët që i kanë sulmuar.
Ndërkaq kameramani i RTK’së është sulmuar keq me shqelma nga serbët në veri.
Fillimisht protestuesit në Leposaviq kishin tentuar të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR’it