Kanë mbetur me pak se një orë kur Gjykata në Kralevë duhet të vendos për tre policët e Kosovës të cilat i kidnapunaur të mërkurën nga policia serbe derisa ishin duke patrulluar përgjatë vijës kufitare në Leposaviq.
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se Policët e Kosovës duhet të lirohen sepse nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre, transmeton IndeksOnline.
“Nëse nuk lirohen, kjo do të thotë se Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, por edhe se nuk ka ndërmend paqen me Kosovën”, ka thënë avokati.
Ai më herët ka njoftuar se sot deri në orën 12:30 duhet të vendoset për ta meqë iu skadon 48 orëshi i ndalimit policor.
“Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”, ka thënë avokati.