Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Ministria e Tregtisë ka vendosur që t’ia heq licencën e biznesit televizioni Klan Kosova, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim në Twitter, Rohe ka thënë se ndajnë shqetësimin e organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore për mbrojtjen e lirisë së mediave dhe gazetarëve, për anulimin e licencës së biznesit për televizionin Klan Kosova.
Ambasadori gjerman ka thënë se do të ndjekin nga afër një proces të tillë.
Ai tutje ka thënë se vazhdimi i procedurave të tjera duhet të jetë një proces fer dhe nuk duhet të rrezikojë ngritjen impresive të Kosovës në nivelin global të lirisë së mediave.
Më poshtë postimi i plotë i tij.