GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zvicra ua zgjat mandatin ushtarëve të vet në KFOR

15/06/2023
në Ballina
Koha e leximit:2 mins read
Zvicra ua zgjat mandatin ushtarëve të vet në KFOR
Share on FacebookShare on Twitter

Swisscoy do të mbetet në Kosovë deri së paku në fund të vitit 2026.

Ky është vendimi që është marrë sot Parlamenti i vendit – me 122 vota për, 44 kundër dhe 11 abstenime – për zgjatjen e mandatit të ushtarëve zviceranë në KFOR si dhe për mundësinë e rritjes së numrit të tyre në maksimumi me plus 30 ushtarë gjatë mandatit.

Pierre-Alain Fridez, këshilltar nacional, tha se prezenca e Forcës Paqeruajtëse Shumëkombëshe (KFOR) mbetet e nevojshme si pasojë e situatës fragjile në terren, duke i përmendur ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, raporton media e Zvicrës “La Regione”.

“Është në interesin e Zvicrës që të vazhdojë të përdorë Kompaninë e Zvicrës (Swisscoy), vepanërisht për arsye të sigurisë dhe që të shmang fluks të refugjatëve”, ka thënë ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, transmeton Klankosova.tv.

Përdorimi i Swisscoy i mundëson Zvicrës që të bëjë kontribute në sigurinë evropiane, “e cila është e nevojshme në kontekstin aktual të luftës në Ukrainë”, shtoi Melanie Mettler, anëtare e Këshillit Nacional të Zvicrës.

“Tërheqja e Zvicrës nga Kosova nuk do të kuptohej nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, shtoi ajo.

Franziska Roth, po ashtu anëtare e Këshillit Nacional të Zvicrës, përmendi diasporën e madhe të Kosovës në Zvicër.

Parlamenti po ashtu ka aprovuar edhe rritjen e numrit të ushtarëve në maksimumi plus 30.

“Përvoja e viteve të fundit ka treguar se është e nevojshme për të qenë operativë shpejt”, tha Amherd.

Swisscoy aktualisht përbëhet nga 195 ushtarë vullnetarë.

Ndërkaq, nga opozita pati kundërshtime për vazhdimin e mandatit të ushtarëve zviceranë në KFOR.

“Duke i parë zhvillimet në javët e fundit, misioni i KFOR-it mund të konsiderohet dështim”, tha Erich Hess nga Partia Popullore e Zvicrës. Ai shtoi se Zvicra është vend neutral, dhe për këtë arsye ushtarët zviceranë duhet të kthehen në shtëpi para se të përfshihen në ndonjë konflikt.

Tags: kosovalajmeZvicra
ShareTweetShare
Previous Post

Lajcak: Po presim NATO’ja të na jep faktet për tre policët, Kosova dhe Serbia kanë verzione kundërthënëse

Next Post

SHBA kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

Next Post
SHBA kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

SHBA kërkon lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës

Lajmet e fundit

Haliti: Nëse brenda muajit nuk arrihet marrëveshje, të dorëzohen mandatet dhe të hapet rruga për zgjedhje!

24/05/2025
Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

24/05/2025
Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

24/05/2025
Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

Zbulohen 4 laboratorë të falsifikimit të pasaportave shqiptare e greke, 23 në pranga

24/05/2025
Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

24/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami publikon videon e rrallë të Thaçit, e cilëson mbajtjen e tij nga Haga si padrejtësinë më të madhe të shekullit

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Haliti: Nëse brenda muajit nuk arrihet marrëveshje, të dorëzohen mandatet dhe të hapet rruga për zgjedhje!

24/05/2025
Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarë bullgarë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e turmave dhe trazirave

24/05/2025
Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

Aksident në Klinë–Shtupel, Policia në vendngjarje

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.