GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Krasniqi, Kurtit: A e keni mbështetjen ndërkombëtare për rikthimin e policëve tanë?

15/06/2023
në Ballina
Koha e leximit:2 mins read
Krasniqi, Kurtit: A e keni mbështetjen ndërkombëtare për rikthimin e policëve tanë?
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse ata e kanë mbështetjen ndërkombëtare për rikthimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës që u rrëmbyen dje nga forcat serbe.

“Kemi pasur shumë paralajmërime javëve të fundit në lidhje me këtë zbehjen e bashkëpunimit, as i keni dëgjuar e as i keni marrë për bazë ato”, i ka thënë Krasniqi, Kurtit në Kuvendin e Kosovës.

“Madje me disa prej tyre ju edhe jeni tallur duke i shtyrë aleatët tonë që të distancohen dhe të marrin qëndrime kundër Kosovës duke pasur dhe masa ndëshkuese apo shtrënguese, apo sanksione, sido që t’i quani”.

“E sot kur ata na duhen më shumë për të garantuar rikthimin e zyrtarëve tanë policorë në Kosovë, a e keni ju këtë mbështetje të tyre?”

“Nëse nuk e keni, pse nuk e keni, dhe çka më tutje?”

“Çka nëse ndodh diçka më e madhe dhe Kosovës I duhet ndihma e aleatëve ndërkombëtarë?”

Krasniqi tha se megjithatë, qeveria e ka mbështetjen e plotë nga partia opozitare në iniciativën për rikthimin e menjëhershëm të tre policëve.

“Mos të keqkuptohemi, ju e keni si qeveri mbështetjen e plotë, të secilit besoj, për angazhimin për rikthimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë në shtëpi”.

“Unë jam inkurajuar dhe nga komunikimet që personalisht i kam pasur me partnerët ndërkombëtarë sepse ka pohime inkurajuese që lirimi do të ndodhë, por insistimi juaj duhet të jetë që kjo të ndodhë menjëherë.”

“Më vonë do t’i analizojmë pastaj nëse lëvizjet dhe veprimet tuaja të fundit të bëra pa asnjë konsultim besa edhe në kundërshtim të plotë me kërkesat e këshillat të aleatëve tanë më të rëndësishëm kanë kontribuuar që të ketë një spirale në të cilën kemi hyrë këtyre rrethanave fatkeqe, por sot për sot nuk është koha për të bërë politikë”/.

“E gjithë Kosova është e bashkuar në pritjen e kthimit të policëve tanë në shtëpinë e tyre, andaj edhe njëherë ju kërkoj që të angazhoheni pandërprerë dhe të na informoni në vazhdimësi edhe publikun, edhe neve si Kuvend se si po zhvillohet situata dhe çfarë po bëni ju personalisht dhe qeveria që e drejtoni për t’i kthyer policët tanë në shtëpitë e tyre dhe pranë familjeve të tyre”.

Tags: KrasniqiKuvendlajme
ShareTweetShare
Previous Post

Borrell fton takim në Bruksel, rrëmbimin e policëve e quan arrestim

Next Post

Tahiri, Kurtit: A të hin në kry, nuk ka sovranitet pa partneritet me aleatët

Next Post
Tahiri, Kurtit: A të hin në kry, nuk ka sovranitet pa partneritet me aleatët

Tahiri, Kurtit: A të hin në kry, nuk ka sovranitet pa partneritet me aleatët

Lajmet e fundit

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 29 maj

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.