GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Borrell fton takim në Bruksel, rrëmbimin e policëve e quan arrestim

15/06/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Borrell fton takim në Bruksel, rrëmbimin e policëve e quan arrestim
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur arrestim, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Ai ka deklaruar se javën e ardhshme do t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë në një takim në Bruksel.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së ka thënë se janë në kontakt të ngushtë me KFOR-it dhe të dy palët, sipas tij, për të kuptuar çfarë ka ndodhur në rastin me tre policët kufitarë.

“Bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian shkon edhe përtej konfliktit në Ukrainë, për shembull në Kosovë ato ditë është treguar se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë dhe dua të falënderoj trupat e KFOR-it dhe komandantin e KFOR-it për punën që kanë bërë në veri të Kosovës. Ju e dini se ka ndodhur një incident për arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe ne jemi duke u përpjekur të përcaktojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët për të parë se çfarë ka ndodhur realisht atje që ka çuar në këtë arrestim. Ndërkohë, duhet të bëjmë thirrje për qetësi në terren dhe duke parë që situata po përkeqësohet çdo ditë, jemi sërish në modalitetin e menaxhimit të krizave. Unë do t’i thërras dy palët, Kosovën dhe Serbinë, në një takim për menaxhimin e krizës këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka thënë Borrell para fillimit të takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së me NATO-n.

Serbia po vazhdon t’i mbajë tre policë të Kosovës të cilët i ka rrëmbyer të mërkurën. Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarët kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës derisa kanë qenë në detyrë, thellë brenda territorit të Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale./kp/

Tags: borellkosovalajme
ShareTweetShare
Previous Post

Halimi: Nuk u mjaftoi kapja e RTK-së, tash edhe frikësimi i mediave deri në mbylljen e tyre

Next Post

Krasniqi, Kurtit: A e keni mbështetjen ndërkombëtare për rikthimin e policëve tanë?

Next Post
Krasniqi, Kurtit: A e keni mbështetjen ndërkombëtare për rikthimin e policëve tanë?

Krasniqi, Kurtit: A e keni mbështetjen ndërkombëtare për rikthimin e policëve tanë?

Lajmet e fundit

Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

Njësia e aviacionit të ShBA-së, Zvicrës dhe Hungarisë në KFOR kryejnë fluturime në gjithë Kosovën

23/05/2025
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Zeka sjellë detaje se si u përgatit Halit Sahitaj kundër UÇK-së

23/05/2025
Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Haki Abazi thotë se po bëhet fushatë elektorale me Kancer

Abazi: Kurti është njeriu më toksik i mundshëm, afër i rrinë vetëm servilët

23/05/2025
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

23/05/2025
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.