Kryeministri Albin Kurti tha se ndërkombëtarët kanë garantuar më 17 mars, një ditë para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër, se nëse ka dakordim për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, Lista Serbe do të merrte pjesë në zgjedhje.
“Një ditë para se të shkojmë në Ohër për atë aneksin e zbatimit, neve faktorët ndërkombëtarë na kanë premtuar: nëse bëhet aneksi i zbatimit në Ohër, ne ju garantojmë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje”, tha Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
“Unë kam qenë i gatshëm që Lista Serbe me marrë pjesë në zgjedhje, përkundër asaj çka kanë thënë për mua e çka i kanë bërë Republikës tonë politikanët e Listës Serbe. Unë kam qenë i gatshëm”, tha ai