Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë
Ekipet e Radios Evropa e Lirë në Jarinjë dhe Merdare raportojnë se automjete me targa të Serbisë janë duke hyrë në Kosovë pa pengesë, me kontrolle të shtuara.
Edhe pse është paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës se institucionet e Kosovës kanë vendosur që të ndalojnë hyrjen në territorin e shtetit të automjeteve me targa të Serbisë, sipas informatave nga terreni, qarkullimi i veturave po vazhdon. Megjithatë, të gjitha veturat me targa serbe që po hyjnë nga territori i Serbisë, po iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara.
Më herët gjatë 14 qershorit, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lirë se pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në vijën kufitare me Serbinë, institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare dhe të ndalojnë hyrjen e automjeteve me targa të Serbisë.
Megjithatë, në kufirin në Merdare, në anën e Serbisë, po presin kamionë me targa të Serbisë dhe të Kosovës