Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën të thirrur për media pas Këshillit të Sigurisë, ka prezantuar disa nga vendimet që janë marrë lidhur me situatën e fundit me Serbinë, por jo edhe ndonjë plan konret se si t’i lirojnë tre policët e rrëmbyer sipas tyre, shkruan Gazeta Metro.
Kurti nuk ka përtuar të flas gjerë e gjatë se si paska ndodhur kidnapimi i tre policëve të Kosovës në territorin e Kosovës nga njësia speciale serbe, duke treguar edhe hartën dhe pozicionet ku ka ndodhur ngjarja.
Kryeministri ka shtuar duke thënë se “si është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë në territorin e Serbisë, kur të gjitha faktet, deri në gjurmët e këmbëve, janë në territorin e Kosovës”.
Në pyetjen e gazetarëve për planin e kthimit të policëve të rrëmbyer siç thotë kryeministri, ai nuk ka paraqitur diçka konkrete në këtë drejtim, duke i lënë qytetarët edhe më të hutuar për situatën e krijuar.
Kurti tha gjithashtu se “Ne ndajmë informacione me partnerët tanë”, duke lënë të kuptohet se ata janë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë edhe pse ende nuk ka asnjë reagim nga ta për situatën e krijuar
Madje as KFOR ende nuk ka dalë me një version zyrtarë për situatën e krijuar me tre policët e Kosovës, nëse ishte rrëmbim siç pohon Qeveria dhe organet e sigurisë në Kosovë apo arrestim siç pretendon Serbia zyrtare