Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë është pyetur nga gazetarët, nëse do të pranonte shkëmbimin e serbit të arrestuar ditë më parë në veri me lirimin e tre policëve të kidnapuar një ditë më parë.
“Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia speciale e Serbisë kanë qenë aty në një rrugë që dikur ishte ilegale. Përballë tyre kanë pasur njësitë serbe, në anën tjetër ne e kemi një kriminel serb si Llune që nuk është bërë kriminel me 26 maj por ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të kryera në Kosovë. Në Kosovë ka sundim ligji, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik kriminelet. Ata nuk e kanë besuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Nuk krahason këto dy raste, nuk bëjmë pazare ne kemi sundim ligji. Nuk dimë që Beogradi ka kërkuar shkëmbim, mos e përfaqësoni Beogradin, nuk keni nevojë të paraqisni një kërkesë të tyre karshi Kosovës. Për çfarë shkëmbimi po flisni, Kosova është vendi me lirinë më të madhe të mediave, por unë u kisha sugjeruar të mos flisni në emër të Begoradit se nuk i kontribuoni sigurisë në vendin tonë”, tha Kurti.