Para pak minutash, te rruga C në Prishtinë një person është gjetur i vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën, raporton Sinjali.
Deri më tani, akoma nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje, derisa Policia t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme që çojnë në ndriçimin e rastit.
Burimet e Sinjalit nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se viktima ka plagë nga kallashnikovi.