Publicisti, Halil Matoshi, ka reaguar pas pamjeve të policëve kosovarë që u kidnapuan nga policia serbe brenda territorit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo është vuajtje e marrëzive të Albin Kurtit, Dejona Mihalit e Xhelal Sveçlës.
Sipas tij, qeveria duhet dhënë sot dorëheqje.
“Marrëzitë e Albinit, Xhelalit dhe Dejona Mihalit i paguejnë djemtë e përbuzun të Kosovës! Dorëheqje sot. Kosova nuk ka me pague ma për egot e jueja!? Nuk u ka borxh asnigjâ me na poshtnu deri n’kit derexhe!”, ka shkruar Matoshi.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre zyrtarë të saj janë kidnapuar përderisa ishin duke kontrolluar nga një pikë statike