Policia njofton se dje në Gjakovë për shkak të një mosmarrëveshje verbale për një çështje pronësore, është sulmuar fizikisht dhe kanosur verbalisht me jetë viktima mashkull kosovar, shkruan Gazeta Metro.
Në lidhje me këtë rast, katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar.
“Rr. Muslim Mulliqi, Gjakovë 12.06.2023 – 09:00. Pas një mosmarrëveshje verbale, rreth një kontesti pronësor në mes të katër të dyshuarave meshkuj kosovarë është sulmuar fizikisht dhe kanosur verbalisht me jetë viktima mashkull kosovar. Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy pre tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar.” njoftohet nga Policia