Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast jo të zakonshëm që ka ndodhur në Malishevë, ku një grua dhe një burrë, janë rrahur mes vete e pastaj të njëjtit kanë rrahur edhe dy fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin e PK’së bëhet e ditur se të dy ata janë arrestuar, dhe se me vendim të prokurorit burri është dërguar në mbajtje.
Ndërsa gruaja është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës.
“DHUNË NË FAMILJE – Malishevë 12.06.2023 – 10:45. Janë arrestuar dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort), pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin ndërkohe edhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë”, ka njoftuar PK’ja