Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka uruar qytetarët me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ambasada ka thënë se është një ditë emocionale për shumë ushtarë britanikë të cilët nuk do ta harrojnë kurrë 12 qershorin e vitit 1999 dhe pritjen që iu bë atyre.
“Sot shënojmë përvjetorin e hyrjes së trupave të para britanike në Kosovë si pjesë e KFOR-it më 12 qershor 1999. Është një ditë emocionale për shumë kolegë tanë të Ushtrisë Britanike të cilët nuk do ta harrojnë kurrë atë ditë dhe pritjen që iu bë.