Policia e Kosovës, ka njoftuar se për një rrahje që ka ndodhur mes dy personave në Prishtinë, ku gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin e saj, PK’ja shton se, në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
Viktima që ka pësuar lëndime trupore, ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Prishtinë 11.06.2023 – 19:40. Ka ndodhur një konflikt/ rrahje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, ku gjatë konfliktit dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Viktima i cili ka pësuar lëndime trupore ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në kërkim policor. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar PK’ja