Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka njoftuar të dielën se ka vdekur minatori, Bedri Ibishi.
Kjo sindikatë nuk tregoi për shkakun e vdekjes së Ibishit, por iu shprehi ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë minatorit Bedri Ibishi. Ngushëllime familjes Ibishi bashkëpunëtorëve dhe gjithë kolegëve per ndarjen nga jeta e Bedri Ibishit”, thuhet në njoftim.