Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në paradën e organizuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), që parakaluan bashkë me fëmijët.
Rama ka publikuar edhe një fotografi teksa qëndronte në shi.
”Sot, patëm nderin të organizojmë një paradë të veçantë për fëmijët, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe dua të ndaj me ju emocionin dhe krenarinë time për këtë ngjarje të mrekullueshme“, ka thënë Rama.
“Është gjithmonë frymëzuese të shoh entuziazmin dhe gëzimin e fëmijëve, sepse ata janë shpresa jonë e së ardhmes, dhe dua të theksoj se as shiu nuk na ndaloi të bëhemi një komunitet i bashkuar dhe të krijojmë kujtime të paharrueshme“.
”Unë dhe Ministri i Mbrojtjes, zoti Armend Mehaj, i pritëm me kënaqësi fëmijët në sheshin “Skënderbeu”, dhe bashkë e përfunduam paradën me energji dhe entuziazëm“, ka deklaruar ai.