Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga nesër, bashkë me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë treditore në Bruksel.
“Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e rradhës do të jetë Parlamenti Evropian. Nga nesër, së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës”, ka shkruar ajo.
Sinani tha se për këto tri ditë në Bruksel, do të zhvillojnë 12 takime me udhëheqësit më të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.