Një person është arrestuar në Vushtrri, ditën e djeshme pasi sulmoj një person tjetër fizikisht duke e goditur me shkop në kokë.
Arsyeja e përleshjes është hakmarrja.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
‘’LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Hamit Hyseni, Vushtrri 10.06.2023 – 18:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e Policisë.