Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije për mbledhjen e 51-të që nesër do të mbajë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe do të fillojë në orën 11:00.
Siç thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, mediat ftohen për ta përcjellur vetëm pjesën e parë të mbledhjes.
“Nesërme datë 11 qershor, me fillim nga ora 11:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban mbledhjen LI të Këshillit të Përgjithshëm.Mbledhja mbahet në sallen e ish-ASK, te Pallati i Rinisë.Ftojmë mediat ta ndjekin pjesën e parë të kësaj mbledhje!”, thuhet në njoftim.
Kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje vjen në kohën e tensionve në veri dhe kur raportet e Kosovës me SHBA-në janë acaruar shkak u i veprimeve të Qeverisë Kurti në veri të vendit.