Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar institucionet e Kosovës për mënyrën se si kanë vepruar në veri të vendit. Halimi ka përmendur rastin e ministrit Liburn Aliu i cili dje është kthyer mbrapsht në pamundësi për të vizituar Komunën e Lepsoaviqit dhe kyretarin Lulzim Hetemi.
Halimi e LDK-së ka pasur dy pyetje për ministrin Liburn Aliu, duke i thënë se pse vizita e tij shihet si provokim në një pjesë të Kosovës ku Qeveria pretendon se ka shtrirë sovranitet dhe pyetja e dytë e Halimit për ministrin Aliu është se a e pranoi ministri me arsyetimin e tij se në Veri sundojnë grupet kriminale dhe bandat.
“Derisa kryeministri Kurti e Presidentja Osmani po na thonë se qëllimi i tyre legal është shtrirja sovranitetit shtetëror në veri, si mund të shpjegohet deklarata e ministrit Aliu se “nuk deshti t’i provokonte bandat kriminale”, prandaj e anuloi vizitën tek Hetemi!?
Ministri lë të përgjigjet në dy pyetje logjike, sëpari, përse vizita e tij shihet si provokim, në një pjesë të territorit të vendit ku Qeveria e tij pretendon se e ka shtri sovranitetin dhe së dyti a e pranoi ai se në veri sundojnë grupet kriminale e jo dora e shtetit?”, ka thënë Halimi.
Ajo tutje ka thënë se KFOR-I dje e ka ndaluar ministrin Aliu që të vizitojë kryetarin e Leposaviqit, dhe thotë se nesër nëse gjërat do të shkojnë në kahje të gabuara, KFOR mund të ndalojë edhe qasjen e organeve të zbatimit të ligjit dhe mekanizmave të sigurisë së Kosovës në veri.
“KFOR-i dje ndaloi një ministër të Kosovës, Liburn Aliun, që ta vizitonte Kryetarin e ngujuar në objektin komunal të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e nesër, nëse gjërat shkojnë në kahe të gabuara, mund të ndalojë qasjen e organeve të zbatimit të ligjit përkatësisht mekanizmat e sigurisë së Kosovës në atë zonë!”, ka theksuar ajo.
Halimi tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës ka arritur që çështjen e veriut nga një problem politik të shtetit me qytetarët, ta shndërrojë në një çëshjte sigurie, në përpjekjen e tyre për të “bërë historinë” me mjete policore.
Halimi thotë se hapat e qeverisë së Kosovës po përceptohen si tendnecë për nënshtrim.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së potencon se për herë të parë një autokrat si Aleksander Vuçiq po shihet si aleat i perëndimit derisa Kosova si palë në konflikt.
“Një pushtet që shpesh kurthohet në hapat e vet, bëhet i pabesueshëm si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Çështjen e veriut të Kosovës nga një problem politik të shtetit me qytetarët e pakënaqur, qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje e ka shndërruar në çështje sigurie, duke ngarendur që “të bëjnë historinë” me mjete policore, duke e anashkaluar vullnetin politik të shtetasve, që sëvoni, hapat qeveritarë në veri po perceptohen si tendencë për nënshtrim.Pas tre dekadave, për të parën herë autokrati Aleksandar Vuqiç shihet si aleat i Perëndimit e njeriu i paqes, ndërsa Kosova si palë për konflikt!?KFOR-i si mekanizëm i NATO-s por me mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po i rikthen fuqitë e fjetura duke ndërhyrë mes palëve në konflikt, sipas Rezolutës 1244 e cila përmendej veç nga Rusia, Kina e Serbia si dhe aleatët e tyre, por që në Kosovë, në të gjitha segmentet – si tregim suksesi – ishte tejkaluar tashmë”, ka thënë Halimi.