Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka arritur në Spanjë së bashku me përfaqësuesen e Kosovës që luan ndeshjen e vlefshme kualifikuese me Spanjën.
Lladrovci shpreson për lojë të mirë të futbollistëve të Kosovës, ku thekson “me lojë, presim me i dalldisë, po edhe njohjen me gjasë po e marrim…”
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Arritëm në Spanjë. Me shqiponjat tona. Me lojë, presim me i dalldisë, po edhe njohjen me gjasë po e marrim…Krenar me futbollistët, xhudistët dhe sportistët tanë që gjithandej botës na bëjnë krenar. Presim të dalim faqebardhë. Përpara djem ju priftë e mbara!