Shteti grek është goditur nga një tërmet, por i cili nuk zgjati shumë.
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballësh të shkallës së Rihterit është regjistruar në Greqinë qendrore.
Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e kryeqytetit, Athinë.
“E shkurtër por e fuqishme”, njofton Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC).
Ndryshe, aktualisht nuk dihet nëse ka viktima apo dëme materiale.