Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se drejtori i Shtëpisë së Kulturës i cili u arrestua pasi përgatiti filma të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, është liruar, transmeton Gazeta Metro.
Kamberi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “filmat nuk do të mbahen deri me një kohë të pacaktuar”.
“I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madhë i policisë në Bujanoc për të mar në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen. Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë.” – ka shkruar ai.
Ai në fund ka paralajmëruar se “filmat do t’i shohim”, madje në një premierë më të madhe.