Në dy tërmine të ndryshme nga ora 18:00 dhe 20:45, Kupa e Botës vjen me ndeshjet parakualifikuese.
Sot do të zhvillohen plotë 15 takime, e që veçohen disa nga to.
Kështu, Kosova e pret Suedinë në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshje e parë parakualifikuese për Kupën e Botës të Katarit.
Ky takim fillon nga ora 20:45 dhe pritet të jetë një ndeshje interesante, shkruan IndeksOnline
Gjithashtu sot zhvillohet edhe takimi Shqipëria – Angli, ndeshje kjo që fillon nga ora 18:00.
Po, ashtu edhe Zvicra ndeshet sonte me Lituaninë, ku mund t’i shohim futbollistët kosovar si Granit Xhaka e Xherdan Shaqirin.
Më poshtë orarin e të gjitha ndeshjeve për sot: