Policia e Kosovës ka njoftuar se dy meshkuj janë përleshur fizikisht në Prishtinë, si pasojë e mosmarrëveshjes që kanë pasur dy femra.
Në raport thuhet se ngjarja ka ndodhur me 8 qershor, në rrugën ‘Muhamet Sokoli’ në Prishtinë.
“Rr. Muhamet Sokoli, Prishtinë 08.06.2023 – 22:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare, ka ardhur deri te përleshja e dy djemve të tyre, të dyshuarve meshkuj kosovarë. Në këtë rast lëndime të lehta merr edhe dëshmitarja femër kosovare”, njofton Policia.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje