Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka dështuar ti fiskalizoj të gjitha bizneset me arka fiskale.
Numri i bizneseve që nuk janë fiskalizuar ende e që sipas legjislacionit në fuqi kërkohet të pajisen me arka fiskale në fund të vitit 2022 ishte 12,537 tatim pagues.
Pjesën më të madhe prej 8,974 bizneseve pa arka fiskale e përbënin mikro bizneset me qarkullim vjetor deri në 5 mijë euro.
Në raport me vitin e kaluar kemi një ulje të numrit të tatim paguesve që janë pa arka fiskale në 2021 numri i tatim paguesve që nuk kishin arka fiskale ishte 13,656.
Sipas ATK-së mos funksionalizimi i plotë i bizneseve me arka fiskale është rezistenca e vazhdueshme e bizneseve për shkak të kostos së pajisjeve, mirëpo edhe problemeve tjera gjatë procesit të funksionalizimit të sistemit të ri për arka fiskale.
Ndikimi mos pajisja e tatim paguesve me arka fiskale, sipas auditorit e rrit rrezikun për mungesën e informatave gjatë veprimtarive ekonomike si dhe mundësinë e evazionit tatimor.
“Gjithashtu, kjo rezulton me një konkurrencë jo të barabartë ndërmjet bizneseve që zhvillojnë aktivitete ekonomike”, thuhet në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit