GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Ish zyrtari i BE’së për Ballkanin: Kosova të tërhiqet menjëherë, po dëmton rëndë të ardhmen evropiane

09/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
BE’ja mirëpret miratimin e Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë: U përfshinë rekomandimet tona
Share on FacebookShare on Twitter

Ish zyrtari i lartë për Ballkanin në Komisionin Europian, Pierre Mirel, me trishtim siç u shpreh thotë se Kosova po dëmton të ardhmen integrimin europian dhe reputacionin. Zgjidhje tjetër nuk ka shtoi ai poashtu përpos asaj që ështëpropozuar nga SHBA dhe BE, transmeton Gazeta Metro.

Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se Kosova duhet të veprojë me shpejtësi në përputhje me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë rreth situatës në veri, në të kundërtën rrezikon të dëmtojë rëndë të ardhmen e vet evropiane.

“Tensionet e fundit i shoh si një rezultat të drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të fundit në veri. Zgjedhje të ligjshme? Po, por jo legjitime. Si munden katër kryetarët e rinj shqiptarë të udhëheqin komunat në veri ku popullsia është rreth 90 për qind serbe? Ky është problemi i vërtetë sepse ata u zgjodhën me 2.5 apo 3.5 për qind pjesëmarrje të votuesve, prandaj ishte e pamundur, nuk ishte një vendim i mirë. Por, ajo që më brengos dhe madje trishton më shumë është se e dini që jemi vlerësuar si miq të mirë të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e të tjera, dhe më trishton të shoh që kjo situatë po njollos imazhin ndërkombëtar të Kosovës, ndërsa Kosovës ende i duhet mbështetje e madhe ndërkombëtare, Kosovës i duhen pesë vendet mosnjohëse ta njohin pavarësinë e saj. Kjo situatë po e dëmton këtë proces dhe kjo më trishton shumë.”

Ai tha se përshkallëzimi i situatës në veri të vendit ka njollosur imazhin ndërkombëtar të Kosovës ndërsa nënvizoi se mosgatishmëria për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është ndër arsyet kryesore të tensioneve të njëpasnjëshme në veri, ndërsa themelimin e këtij mekanizmi e vlerësoi si çelës të daljes nga kriza, krahas tërheqjes së njësive të posaçme të policisë dhe zgjedhjeve të reja në komunat veriore.

“Mendoj se rrugëdalja e vetme është kompromisi, si zakonisht. E di që fjala ‘kompromis’ ka ngjyrim negativ në Ballkan ndërsa në Bashkimin Evropian është baza e ndërtimit evropian tash e 70 vjet. Por në Ballkan nëse bëjmë kompromis do të thotë që kemi humbur, por jo kompromisi nëse bëhet sic duhet paraqet një situatë me dy palë të fituara. Kështu që mendoj se nuk ka rrugë tjetër përpos të veprohet siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të tërhiqen njësitë e posaçme të policisë dhe të organizohen zgjedhje të reja mendoj në fillim të muajit shtator.”

Tags: beEUkosova
ShareTweetShare
Previous Post

Policia njofton për arrestimin e të dyshuarit për vrasje në tentativë në Ferizaj

Next Post

BE njofton se bisedimet për Veriun do të vazhdojnë: Presim hapa pozitivë nga Kosova sidomos

Next Post
BE paralajmëron Kosovën e Serbinë: Do të ketë masa nëse nuk shtensionohet situata në veri

BE njofton se bisedimet për Veriun do të vazhdojnë: Presim hapa pozitivë nga Kosova sidomos

Lajmet e fundit

Baton Haxhiu: Lajmi i parë është se askush nuk do të mundet ta bëjë i vetem qeverinë

“Munguan veç lulet në mes të tavolinës – Ata e dijnë që po bëjnë marre”, Baton Haxhiu kritikon RTK-në për intervistën me Kurtin

21/05/2025
Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

21/05/2025
Guerot: Heqja e masave tash s’do të kishte rol të madh, Kosova ende pa institucione

Guerot: Heqja e masave tash s’do të kishte rol të madh, Kosova ende pa institucione

21/05/2025
Guerot: Lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës

Ambasadori francez: Na duhet një qeveri llogaridhënëse para Kuvendit, na duhen partnerë

21/05/2025
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Baton Haxhiu: Lajmi i parë është se askush nuk do të mundet ta bëjë i vetem qeverinë

“Munguan veç lulet në mes të tavolinës – Ata e dijnë që po bëjnë marre”, Baton Haxhiu kritikon RTK-në për intervistën me Kurtin

21/05/2025
Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

Kështu e komenton ambasadori Rohde propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare

21/05/2025
Guerot: Heqja e masave tash s’do të kishte rol të madh, Kosova ende pa institucione

Guerot: Heqja e masave tash s’do të kishte rol të madh, Kosova ende pa institucione

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.